Ne Kosove xhamite do te jene te mbyllura |Lajme-News

2020-05-27 0

Sonte përfundon muaji i madhërishëm i Ramazanit, ndërsa është hera e parë që besimtarët islam nuk mund të falin Bajramin në xhami. Bashkësia Islame e Kosovës për shkak të pandemisë ka marrë një vendim të tillë me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë.Vedat Sahilit, këshilltar i Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës këshillon besimtarët të falen dhe të festojnë nga shtëpitë e tyre.Ndërsa myftiu i Kosovës Naim Tërnava do tu drejtohet me mesazhe paqeje besimtarëve islam para faljes së Bajramit direkt nëpërmjet televizionit. Ditë më parë disa besimtarë anonim kishin organizuar në sheshin kryesor të kryeqytetit faljen e namazit në natën e Kadrit. Në fazën e dytë të masave lehtësuese Ministria e Shëndetësisë me rekomandim të IKSHP-së nuk ka parashikuar hapjen e objekteve fetare për lutje.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/